(Video)Digjet mali i Gazi Babës!
Në rrjetet sociale janë publikuar video të cilat shfaqin malin e Gazi Babës i cili është duke u djegur me intensitet të lartë.
Nga videot e rrjeteve sociale duket se si mali po digjet në disa pjesë ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke tentuar të shuajnë zjarrin.
Në ndihmë kanë dalë edhe banorët lokal.