Vetura bie në lumin Radika, ka viktima! Mbyllet rruga për qarkullim
Në aksidentin në të cilin një veturë me shpejtësi të madhe doli nga rruga sot pasdite në afërsi të Manastirit “Shën Jovan Bigorski”, humbën jetë dy persona. Sipas sektorit për punë të brendshme të Gostivarit, vetura me targa të Gostivarit, do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.
“Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.