Veles, Vrasje e dyfishtë e më pas vetëvrasje, policia jep detaje
Vrasje e dyfishtë, e më pas vetëvrasje nga dorasi ka ndodhur në Veles, pasditen e sotme. Sipas banorëve fqinjë, ish partneri fillimisht ka marrë jetën e ish të dashurës, më pas babait të saj, dhe në fund është vetëvrarë.
MPB ka dhënë detaje të reja për rastin.
“Sot (15.09.2025) në orën 15:30, SPB Veles morri njoftim se një person femër është gjetur me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles. Policia shkoi në vendngjarje dhe përcaktuan se personi ishte R.K. (31) nga Velesi, e cila u transferua nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë në Spitalin e Velesit, ku u shpall e vdekur. Menjëherë më pas, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur edhe babai i saj, K.K. (68), i cili gjithashtu kishte lëndime nga një objekt i mprehtë. Në shtëpi u gjet edhe I.S. (39) nga Shkupi, ish-partner i R.K.-së, me lëndime nga një objekt i mprehtë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai i ka sulmuar të dy, pas çka është lënduar edhe vetë. Pasi u transferua në spitalin e Velesit, edhe ai u shpall i vdekur”- thonë nga MPB.
Një hetim po kryhet nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles dhe po merren masa për sqarimin e rastit.