Vazhdon sekuestrimi masiv i drogës në RMV, kapen edhe 1 ton
Një ton marihuanë është sekuestruar në fshatin Josifovë të rajonit të Vallandovës, në kuadër të aksionit kundër kompanive të licencuara për kanabis mjekësor.
Bëhet fjalë për kompaninë Green Life, një nga gjashtë subjektet të cilave Qeveria u ka hequr licencën për punë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kontrolli është kryer me urdhër të Prokurorisë në Gjevgjeli, ndërsa operacioni është vazhdim i hetimeve pas sekuestrimit të pesë tonëve marihuanë në Serbi, për të cilat dyshohet se kishin prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Deri më tani, sipas autoriteteve, janë konfiskuar rreth 40 tonë marihuanë nga kompani të licencuara, ndërsa Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim ndaj gjashtë personave për dyshime për kontrabandë.VOXAL