Vazhdon gjyqi për rastin “Onkologjia”, Ekspertja sllovene: Terapitë për pacientët ishin të papërshtatshme
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi sot gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku ish-drejtori i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë akuzohen për trajtim të papërshtatshëm të pacientëve.
Ekspertja sllovene, Maja Ravnik, tha se disa pacientë morën trajtime jo të duhura, përfshirë imunoterapi pa analizë molekulare, dhe se disa ilaçe nuk ishin të përshtatshme për llojet e kancerit.
Avokati i Vasevit, Bobi Spirkovski, kritikoi metodologjinë e vlerësimit, duke theksuar se çdo ekspertizë duhet të bazohet në protokollet kombëtare të Maqedonisë.
Mjekët janë akuzuar për shkelje të detyrës mjekësore, ndërsa një prej onkologëve të tjerë është dënuar me dy vite burg kusht për pranimin e fajit. Gjykimi pritet të vazhdojë nesër me procedurë provash.