Vazhdojnë largimet nga BDI, ish-kandidatja për deputete i bashkohet Kasamit në VLEN
Ish-kandidatja për deputete nga BDI-ja, doktorja e shkencave politike Imrane Morina, i është bashkuar Lëvizjes BESA dhe VLEN-it.
Për aderimin e saj në VLEN njoftoi Bilall Kasami, i cili e ka pritur Morinën në takim.
“Kënaqësi të mirëpresim Dr. sc. Imrane Morinën, doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi.
Dr. Morina ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe është e angazhuar prej vitesh në çështje publike.
Ajo ka qenë kandidate për deputete si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë.
Kontributi i saj do të jetë shumë i çmuar për Lëvizjen BESA dhe VLEN-in. I urojmë mirëseardhje!”, publikoi Kasami.
Imrane Morina ka qenë kandidate për deputete edhe në Kosovë, e propozuar nga Lista për Familjen.
Ajo ligjëron në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.