Valon Sylës i del punë edhe me familjen e Adem Jasharit! “Pse s’po dalin në protesta”
Analistit kontrovers nga Kosova, Valon Syla, i ka dalë punë edhe me familjen e heroit tonë legjendar, Adem Jasharit. Në emisionin Pressing në T7, Syla ka kritikuar familjen legjendare nga Prekazi për faktin se nuk ka dalë në protestat për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së.
“Nuk e kanë problem me lidh rrypin, me shiku ndeshje futbolli në Shqipëri me Albin Kurtin, por e kanë zorr me dalë në protesta”, tha Syla.
Gazetari dhe analisti nga Kosova njihet për qëndrimet e tij kontroverse, duke sulmuar shpesh myslimanët, diasporën dhe shumë kategori të tjera në mesin e shqiptarëve, por askush nuk e priste sulmin ndaj familjes Jashari.
Jasharajt nga Prekazi i dhanë 58 dëshmorë nga e njëjta familje gjatë sulmit të tretë të okupatorit serb në Prekaz. Gjatë këtij sulmi më 5, 6 dhe 7 mars, ra dëshmor edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij Hamza./VOXAL/