
Ushtria që po rritet: Ja sa ushtarë janë rekrutuar në FSK në vitet e fundit
Në një ceremoni ushtarake, sot dhanë betimin edhe 350 rekrutë të rinj të Forcave të Sigurisë të Kosovës.
FSK-ja po rrit ndjeshëm kapacitetin ushtarak viteve të fundit, por njëkohësisht po rritet edhe mbështetja financiare. Sipas statistikave, numri i rekrutëve ka pasur një rritje graduale ndër vite, paksa të lëkundëshëm, pasi në vitin 2022 janë rekrutuar 240 ushtarë më shumë sesa në vitin 2024.
Ndërkaq, buxheti për mbrojtje është më shumë se i dyfishuar, nga 100 milionë euro në vitin 2022 është rritur në 208 milionë të planifikuara për vitin 2025.
Arsyja pse FSK-ja po rrit fuqinë e saj nga viti në vit është e lidhur me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit i cili nisi në dhjetor të vitit 2018 dhe pritet të zgjasë 10 vite. Ky proces i transformimit parasheh ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe tashmë është në fazën e dytë, me rreth 85% të realizimit, i cili pritet të përfundoj gjatë vitit 2025.
Viti | Ushtarët e rekrutuar |
2025 | 684 |
2024 | 600 |
2023 | 628 |
2022 | 840 |
2021 | 400 |