
U rrëzua nga çatia e kishës, humb jetën prifti në Korçë
Prifti Kristaq Viso, që u rrëzua nga çatia e kishës ku shërbente rreth dy javë më parë, humbi betejën për jetën.
Në 19 maj, Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente, kur u rrëzua aksidentalisht. Ai mori dëmtime të rënda në kokë dhe në trup. Kryepeshkopi Joan Pelushi kërkoi transferimin e tij në Tiranë, por prifti nuk ia doli të mbijetojë.
Prifti në Korçë i cili u rrëzua nga çatia e kishës më 19 maj, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.
“Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve!…Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.