Turqia thirrje për luftën Iran-SHBA-Izrael: Ndaloni sulmet, ofrohemi të ndërmjetësojmë
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka lëshuar një deklaratë duke dënuar “provokimet” që mund të çojnë në një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë sulmet “menjëherë”.
Ajo gjithashtu theksoi se është e gatshme të mbështesë përpjekjet për ndërmjetësim.
Sot ka ndodhur një përshkallëzim i madh i luftës midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një seri sulmesh ushtarake kundër objektivave të ushtrisë iraniane. Këto sulme janë bërë kryesisht me raketa dhe avionë luftarakë drejt bazave ushtarake dhe objektivave strategjike në Iran. Qëllimi i Izraelit dhe SHBA-së ishte të dobësonin kapacitetet ushtarake të Iranit dhe të pengonin kërcënimet që sipas tyre vinin nga programet raketore dhe ushtarake iraniane.