Trump pezullon bombardimet ndaj Iranit për 2 javë, nëse Teherani hap Hormuzin
Pas deklaratës për “shuarjen e një civilizimi”, Trump dakordohet për armëpushim dyjavor me kusht hapjen e Hormuzit.
“Unë jam dakord të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh,” thotë ai.
“Kjo do të jetë një ARMËPUSHIM i dyanshëm!”
Trump vazhdon, duke thënë se ai do të pranojë armëpushimin dyjavor “me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit”.