Tirana kuqezi, tifozët shqiptarë mbushin sheshin “Italia”, festë me daulle e muzikë
Tifozët Kuq e Zi kanë organizuar një event ku të gjithë dashamirësit dhe mbështetësit e Kombëtares mund ta ndjekin live sfidën në sheshin “Italia”, pranë “Arenës Kombëtare”.
Në pamjet e siguruara për Top Channel, shihet se tifozët shqiptarë e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje me daulle e muzikë.