Tetovë dhe Gostivar: 7 persona ndalohen dhe automjetet e tyre konfiskohen për shkelje të trafikut
Gjatë një operacioni të policisë në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, shtatë persona janë ndaluar, ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar për shkelje serioze të trafikut.
Në Tetovë, një i ri 18-vjeçar është ndaluar duke drejtuar një “Seat Cordoba” pa patentë. Ndërkohë, në rrugët e Gostivarit, policia ka privuar nga liria disa persona që drejtonin automjete pa patentë ose me ndalesë aktive. Në mesin e tyre janë një “Golf”, një “BMW”, një “Mazda” dhe një “Subaru”. Një i mitur 15-vjeçar nga Zvicra është ndaluar pas incidentit me një polic, ndërsa drejtonte një motoçikletë “Aprilia” pa leje.
Të gjithë të ndaluarit janë mbajtur në stacionet e policisë dhe automjetet janë konfiskuar, ndërsa kundër tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.