
Tetova mikpret çiklistët e Ballkanit! Sport, turizëm dhe atmosferë festive në kuadër të “Verës tetovare”
Në kuadër të manifestimit “Vera Tetovare” u mbajt garë çiklizmi me pjesëmarrjen e mbi 50 garuesve nga vendet e Ballkanit. Gara nisi nga qendra e qytetit dhe përfundoi me një ngjitje malore deri në destinacionin turistik – Kodra e Diellit.
Organizator i kësaj maratone është Klubi i Çiklizmit “Feniks”, me mbështetjen e Komunës së Tetovës.
“Kemi dy kategori: hobistë dhe profesionistë. Në garë marrin pjesë çiklistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ka enjë kategori hobi që do fillojnë, më pas profesionistëve. Nisja bëhet nga qendra e qytetit – një mundësi për të promovuar Tetovën – dhe përfundon në Kodrën e Diellit”, tha Senad Idrizi – Klubi Feniks, Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se kjo javë i është dedikuar sportit. Krahas garave në not, basketboll dhe futboll, çiklizmi është një tjetër aktivitet që po zhvillohet në kuadër të programit “Tetova në Festë”. Për fituesit janë paraparë edhe shpërblime.
“Në kudër të aktivitete Tetova në festë që kemi pasur në garat e sportit përfshinë edhe çiklizëm. Duke filluar nga data 16 korrik kemi filluar me not basketboll dhe kështu me radhë , sot garat mbahen në kundër të çiklizmit, duke filluar nga qendra e Tetovës deri tek Kodra e Diellit, dhe për vendet fituese do të ketë edhe shpërblime”, shtoi Albion Alili – Zëdhënës i Komunës së Tetovës.
Në vazhdim të aktiviteteve verore, pasdite në sheshin e Tetovës u organizua edhe gara në “streetball”, në kuadër të atmosferës festive që ka përfshirë qytetin.