Tetova dhe Struga bashkojnë forcat: Kasami mirëpret Qyrën për plane të përbashkëta zhvillimore
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Takimi u fokusua në krijimin e një ure bashkëpunimi më të fortë mes dy qyteteve kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftoi kryetari i Tetovës Bilall Kasami, bashkëpunimi do të përqendrohet në shkëmbimin e përvojave në menaxhimin lokal dhe realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe infrastrukturor të qyteteve.
“Bashkëpunimi me Komunën e Strugës dhe komunat tjera është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik lokal të qyteteve tona, realizimin e projekteve lokale dhe realizimin e projekteve që financohen nga institucionet ndërkombëtare”, publikoi Kasami.