Tetë muaj burg për ish-drejtorin e “Shutkës”! Gjykata Penale shqipton dënimin ndaj Filip Andov – Sokol dhe të tjerëve
Ish-drejtori i burgut në Shutkë, Filip Andov – Sokol, është dënuar me 8 muaj burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit në rastin “Burgu i Shkupit”.
Të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprat penale që u ngarkohen. Megjithatë, ndryshe nga ish-drejtori, të akuzuarit e tjerë, 6 policë të burgut, kanë marrë dënime me kusht, nga 3 muaj deri në 3 vite.
Procesi gjyqësor për këtë rast filloi në gusht të këtij viti, dhe gjatë tij u vërtetua përgjegjësia e udhëheqjes dhe e të punësuarve për shkeljet në funksionimin e burgut hetues në Shutkë.
Sipas aktakuzës, ata kryen disa veprime, duke i mundësuar 5 të dënuarve përfitime që sipas vendimeve gjyqësore nuk u takonin. Ky vendim nuk është përfundimtar, dhe tani të dënuarit, si dhe prokuroria, kanë të drejtë të apelojnë brenda afatit ligjor në Gjykatën e Apelit.