Tërmet i fortë në rajon: Lëkundje të ndjera në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri
Tërmet sonte goditi Maqedoninë, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit.
Sipas informacioneve fillestare, tërmeti është regjistruar edhe në Kosovë dhe Shqipëri, çka tregon se bëhet fjalë për një ngjarje sizmike të ndjerë në një rajon më të gjerë.
Fuqia e tërmetit ka qenë 4.9 shkallë sipas shkallës Rihter.
Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën dhe priten informacione shtesë nëse ka zhvillime të reja.