Tentativë vrasje në Strugë: Dy të arrestuar, një 52-vjeçar plagoset rëndë
Më 16.09.2025, rreth orës 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Strugë e arrestuan A.K. (29) nga Struga, ndërsa më 17.09.2025, rreth orës 11:00, e arrestuan edhe L.K. (34) nga fshati Veleshtë i Strugës, në lidhje me veprën penale “vrasje në tentativë” sipas nenit 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal.
Ata, më herët në rrugën “JNA” në Strugë, me mjete metalike kishin sulmuar B.A. (52) dhe një 17-vjeçar, të dy nga fshati Xhepishtë i Dibrës, pas çka L.K. kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të B.A. dhe më pas ishte arratisur.
Pas masave të ndërmarra, të dy personat u lokalizuan dhe u arrestuan. I lënduari u transportua me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.