Të paktën 300 euro në llogari të punëtorëve në sektorin privat deri në fund të dhjetorit
K-15 së shpejti duhet të transferohet në llogaritë bankare të punëtorëve, por a e gëzojnë të gjithë këtë të drejtë të garantuar me Ligj?
Shumë punëtorë, sidomos në sektorin privat, ankohen se punëdhënësit nuk ua paguajnë regresin vjetor ose siç njihet si rroga e 13-të, por pak nga ata marrin guximin për ta paraqitur shefin e tyre në inspektoratin shtetëror ose në sindikatat e punëtorëve.
“ Vegla është e lidhur me Inspektoratin Shtetëror të Punës, të gjitha ankesat nënshkruhen vetëm me emrin e Slobodan Trendafilovit, kryetar i LSM-së. Kështu që i inkurajoj të gjithë të ankohen edhe nëse kanë frikë që tu dali emri dhe mbiemri, atë ta bëjnë anonim, që të mund ti procedojmë më tej dhe ti zgjidhim këto parregullsi që i kemi te ata punonjës”, deklaroi nënkryetari për sektorin privat në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, Ivan Peshevski.
Ato punonjës të paktë që janë ankuar tek LSM-ja, thonë se edhe nëse marrin K-15, pagesën e marrin me disa këste. Shuma minimale për pagesën e regresit vjetor, sipas ligjit, është përcaktuar në 40% të rrogës mesatare të paguar, e për këtë vit shuma është 18,141 denarë ose 300 euro për sektorin privat, ndërsa për sektorin publik shuma është 12,372 denarë ose 200 euro.
Sipas ligjit, punëdhënësit duhet të paguajnë K-15 deri më 31 dhjetor.
Në vitin 2024, vetëm 40 punëtorë janë ankuar se nuk kanë marrë K-15, edhe pse shifrat reale janë shumë më të larta.
Nexhmedin Shaqiri/VOXAL