
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore ruse
Sulmi më i rëndë ndodhi në një burg në qytetin Bilenke, në rajonin jugor të Zaporizhias, ku katër bomba goditën ambientet e institucionit pak para mesnatës, duke shkatërruar mensën, zyrat administrative dhe zonën e karantinës.
Fillimisht u raportuan 17 të vdekur, por bilanci u rrit në 25 viktima. Më shumë se 50 persona u plagosën, ndërsa 44 prej tyre u dërguan në spital.
Në qytetin Kamianske të rajonit Dnipropetrovsk, një tjetër raketë ruse goditi një spital, duke shkaktuar tre viktima. Ndër të vrarët ishte edhe një grua 23-vjeçare shtatzënë, e identifikuar si Diana.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ashpër, duke akuzuar Rusinë për masakra ndaj civilëve dhe kërkoi vendosjen e sanksioneve më të ashpra. “Rusia duhet të detyrohet të ndalë vrasjet dhe të pranojë paqen,” deklaroi ai.
Zelensky shtoi se kjo dhunë ndodh ndërkohë që një armëpushim mund të ishte arritur më herët.
“Nuk ka arsye të presim më. Përgjigjja është e qartë,” tha Trump para gazetarëve.