Të dielën në Shkup protestojnë policët – kërkojnë drejtësi të barabartë për kolegët nga Koçani
Indikata e Pavarur e Policisë ka shpallur një thirrje publike për protestë dhe marshim paqësor, që do të mbahet më 12 tetor 2025 (e diel), me fillim nga ora 11:00, përpara Prokurorisë Speciale (GOK) në Shkup informon Tetovasot.
“Ne nuk kërkojmë drejtësi selektive, por drejtësi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Çdo polic mund të përballet me situata të vështira në karrierë, prandaj është e rëndësishme të jemi bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin,” thuhet në komunikatën e Indikatës së Pavarur të Policisë.