Taravari ofendon ish-partnerët e VLEN-it: Bëjnë si gjela, si pula
Përfaqësuesi i fraksionit të Aleancës për Shqiptarët që është në koalicion me BDI-në, Arben Taravari, në emisionin “Debat në Shenja”, ka komentuar zhvillimet e fundit në VLEN, duke thënë se bëjnë “si gjela e si pula”.
“Urojmë që sa më shpejt të bëhen një, sepse jemi bërë gazi i botës. Me këtë luftë të brendshme që e bëjnë si gjela e si pula, është vërtet e neveritshme dhe të bën të ndihesh keq që merresh me politikë,” u shpreh ai për TV Shenja.
Kujtojmë se Arben Taravari ishte pjesë e koalicionit qeverisës me BDI-në deri në vitin 2024. Ai iu bashkua partive opozitare në atë vit dhe bashkë e formuan VLEN-in. Pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjet e komunave për zgjedhjet lokale, Taravari e braktisi VLEN-in dhe iu bashkua BDI-së së Ali Ahmetit në vitin 2025.