Takim vëllazëror: Albin Kurti takon Arben Fetain në Shkup
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka takuar zv/kryeministrin Arben Fetai gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në një publikim të shkurtër në Facebook, Arben Fetai tha se e priti kryeministrin e Kosovës “si vëllai për vëllanë”.
Kurti po qëndron në Shkup për pjesëmarrje në Samitin për Planin e Rritjes mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa vazhdon të mbajë raporte të shkëlqyera me përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.