Tabela në Bllatë edhe në shqip, zv/drejtori i Doganës demanton shpifjet
Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, në një prononcim për portalin Gjurmë.info, ka demantuar pretendimet e disa portaleve të afërta me opozitën se tabelat informative pranë pikave kufitare janë vetëm në maqedonisht dhe se mungon gjuha shqipe.
Dauti tha se shqipja është tashmë realitet edhe në tabelat në Bllatë, Bllacë, Qafthanë, Tabanoc dhe në të gjitha pikat ku kjo parashihet me Ligjin për Gjuhët.
Ai shtoi se, me ardhjen e VLEN në Qeveri, gjuha shqipe është bërë pjesë e tabelave informative, të cilat gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet për 20 vite ishin vetëm në maqedonisht.