Sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Edhe sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Të enjten Kuvendi u mblodh për të finalizuar konstituimin duke zgjedhur nënkryetarin e fundit.
Gjatë kësaj seance nuk u zgjodh as Sllavko Simiqi, kandidati nga Lisa Serbe, e as Nenad Rashiqi që nuk gëzon mbështetjen e kësaj liste.