Sot në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Në rend dite të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë: Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e komuniteteve që janë më pak se 20% e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në investim të përhershëm në Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e objekteve sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë – Shkup, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, të gjitha në lexim të dytë.