Si ta kontrolloni nëse jeni në listën zgjedhore?
Prej sot ka filluar shqyrtimi publik i listës zgjedhore, i cili do të zgjasë deri më 11 shtator.
Shqyrtimi bëhet nëpërmjet portalit online https://izbirackispisok.gov.mk/
Secili qytetar mund të kontrollojë nëse është pjesë e listës zgjedhore duke vendosur numrin amë në këtë link. Sistemi nxjerr informacione precize për objektin ku është i regjistruar qytetari për votim, numrin e vendvotimit dhe të tjera.
KSHZ u bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta./VOXAL/
