Shtip: 15 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi nga një dyqan për sanduiçë
Pesëmbëdhjetë nxënës nga shkolla e mesme e Shtipit, të cilët javën e kaluar në pushimin e gjatë kishin ngrënë sanduiçë nga një kioskë e afërt për sanduiçë kishin simptoma të helmimit. Epidemiologia në Qendrën e Shëndetit Publik Shtip, Svetllana Zhivkova për MIA-n thotë se janë marrë mostra nga ushqimi i inkriminuar për hetim laboratorik dhe strisho nga sipërfaqet e punës, ndërsa rezultatet i presin më së voni deri nesër dhe do t’i publikojë Instituti i Shëndetit Publik.
“Bëmë anketim epidemiologjik të të gjithë personave të regjistruar. Është kryer edukim i të punësuarve në lidhje me mënyrën e përgatitjes së ushqimit, magazinimit, ruajtjes së ushqimit, në vendin e ngjarjes kjo është bërë. Gjithashtu janë dhënë propozim masa dhe janë marrë strisho nga të punësuarit. Është bërë kontroll i jashtëzakonshëm sanitar dhe janë bërë edhe plus janë marrë mostra të ushqimit për hetim”, thotë Zhivkova.
Ajo theksoi se objekti është mbyllur edhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) dhe nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Zhivkova shton se sot do të bëhet edhe dezinfektim sipas indikacioneve biologjike dhe pastrimit mekanik të objektit.
Gjatë ditës së djeshme Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informoi se pasi kanë marrë një raport nga Qendra e Shëndetit Publik në Shtip se pesë persona kanë zhvilluar simptoma të helmimit, kanë kryer një inspektim në dyqanin e sanduiçeve, kanë marrë mostra nga ushqimi i inkriminuar për testim laboratorik dhe strisho nga sipërfaqet e punës. Me urdhër të shërbimeve inspektuese të AUV, dyqani i sanduiçeve është mbyllur përkohësisht derisa të merren rezultatet e testeve laboratorike, të cilat do të konfirmojnë sigurinë e tij.
Nëna e një fëmije i cili pas helmimit përfundoi në Repartin Infektiv në Spitalin Klinik – Shtip deklaroi se fëmija i saj simptomat i ka marrë pas konsumimit të sanduiçit me fileto pule dhe patate.