Shteti ndërton banesa “sociale”, por i shet me çmime si në Berlin
Statistikat tregojnë se, edhe pse në tregun e pasurive të paluajtshme ka një numër të madh banesash të pashitura, megjithatë, lejet për ndërtim po rriten, që do të thotë më shumë metra katrorë banimi që kanë filluar ose do të fillojnë të ndërtohen.
Dhe paralelisht me ndërtimin e banesave, rritet edhe çmimi i tyre, gjë që është jashtë rregullit ekonomik – që çmimi të përcaktohet sipas ofertës dhe kërkesës. Metri katror më i shtrenjtë për banesë vazhdon të jetë në Shkup.
Çmimi mesatar i banesave për korrik është 1.828 euro për metër katror, që është 6 euro më shumë se në qershorin e kaluar.
Për krahasim, gushtin e kaluar, çmimi mesatar i banesave ishte 1.500 euro për metër katror, që do të thotë se për më pak se një vit, çmimi për metër katror është rritur me 330 euro.