
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut humb jetën në aksident trafiku në Greqi
Një shtetas 77-vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje pasdite në autostradën Egnatia, në segmentin Sjatista – Kristallopigi, pranë Kozanit në Greqi.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, aksidenti ka ndodhur disa minuta pas orës 14:00, kur një automjet i drejtuar nga një 49-vjeçar grek është përplasur me një veturë që vinte nga drejtimi i kundërt, në të cilën udhëtonin burri 77-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.
Burri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja, e cila ishte pasagjere, ka pësuar lëndime të lehta.
Drejtuesi i automjetit tjetër është ndaluar, ndërsa policia po zhvillon hetime për shkaqet e aksidentit.