Shtëpia e Bardhë: Trump e do paqen sepse dëshiron të shkojë në parajsë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk po bënte shaka kur tha se po përpiqet të sigurojë paqen në botë me qëllim që ta fitojë parajsën.
Një gazetare e pyeti për këtë deklaratë të Trumpit gjatë konferencës së sotme për shtyp.
“Presidenti Trump tha për Fox News këtë mëngjes se po e kërkon paqen me qëllim që ta sigurojë parajsën. A po bënte shaka apo ka ndonjë motiv spiritual pas përpjekjeve të tij për paqe?”, pyeti gazetarja.
“Mendoj se presidenti ishte serioz. Mendoj se presidenti dëshiron të shkojë në parajsë, siç shpresoj se duam të gjithë ne këtu”, u përgjigj Leavitt./VOXAL/