Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë me BE-në
“Këtë të martë, më 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që, në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim,” deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, këta kapituj i shtohen 24 të hapurve në vetëm 11 muaj, çka përbën “një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”. Rama theksoi se Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që përfshijnë fusha të rëndësishme si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mjedisi, janë tanimë në tryezë. “U vendos edhe një tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE,” përfundoi ai.
Ndërsa Shqipëria hapëron shpejt drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut ka ngecur për shkak të refuzimit për të çuar para kërkesat për ndryshimin e Kushtetutës, dhe futjen e bullgarëve.