
Shpat Kasapi rrihet nga tre persona në një aheng, këta janë të dyshuarit, njëri në ndalim
Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe familjari i tij Albin Kasapi kanë mbetur të sulmuar fizikisht.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç, kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36 vjeç) dhe Blerim Kicaj (29 vjeç).
Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistim. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.