Shkupjani përplaset me makinë në stacionin e autobusit në Bit Pazar
Informacionet e fundit flasin për një aksident në stacionin e autobusit në Bit Pazar ku një makinë ka përplasur kabinën pritëse
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh, i cili ka pësuar dëme të mëdha, veçanërisht në pjesën e përparme.
Më pas, automjeti është larguar me shërbim tërheqës.
Nga fuqia e përplasjes është dëmtuar edhe konstruksioni i një stacioni autobusi të vendosur pranë rrugës, ndërsa në trotuar dhe përreth vendit të aksidentit kanë mbetur të shpërndara pjesë të automjetit dhe të objektit të dëmtuar.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare se si ka ndodhur saktësisht aksidenti, apo nëse ka persona të lënduar dhe sa është numri i tyre, ndërsa gjatë ditës pritet që këto pyetje ti qartësojë Ministria e Punëve të Brendshme.