Shkupi lind më shumë foshnje, pjesët lindore të RMV po zbrazen
Shkupi vazhdon të jetë motori demografik i Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, gati gjysma e foshnjave në vend lindin në rajonin e Shkupit.
Nga të gjitha lindjet e regjistruara, 41.6 për qind i takojnë rajonit të Shkupit, ndërsa rajoni Lindor ka pjesëmarrjen më të vogël me vetëm 6.1 për qind.
Megjithatë, statistikat tregojnë se vendi vazhdon të humbë popullsi. Numri i vdekjeve mbetet më i lartë se ai i lindjeve, si në qytete ashtu edhe në fshatra.
Të dhënat konfirmojnë një trend që vazhdon prej vitesh: më pak lindje, më shumë vdekje dhe një popullsi që po plaket./VOXAL/