Shkup: 66-vjeçari i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në trotuar
Sot (28.11.2025), rreth orës 07:00, në SPB Shkup është raportuar se në trotuarin e bulevardit “Ilinden” në Shkup është gjetur i vdekur një burrë 66-vjeçar nga Shkupi, i cili më herët ishte paraqitur se nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij.
Nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja, pa shenja dhune.
Është kryer ekspertiza në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.