Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi, tetë nxënës e një mësues
Të paktën tetë nxënës dhe një mësues janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë në jug të Turqisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci.
Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Ayser Calik” në zonën e Kahramanmaras.
Sulmuesi u vra gjithashtu gjatë incidentit, tha guvernatori lokal Mukerren Unluer.
Ngjarja tronditëse vjen një ditë pasi 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës hapi zjarr në një tjetër shkollë të mesme, po ashtu në jug të vendit, përpara se të vriste veten, raporton BBC.
Ciftci tha se 13 persona janë plagosur, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike.
Motivi i sulmit të së mërkurës ende nuk dihet dhe është nisur një hetim.