
Shkolla pa nxënës: Po rritet numri i fëmijëve që braktisin shkollën në Kosovë
Braktisja e shkollës mbetet sfidë serioze e sistemit arsimor në Kosovë, me pasoja në të ardhmën e të rinjëve dhe zhvillimit social të vendit. Sipas raportit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), numri i nxënësve që kanë braktisur mësimin është në rritje në periudhën e fundit, shkruan VOXAL.
Vetëm gjatë periudhës 2019-2023 janë regjistruar 311 raste të braktisjes së shkollës në pesë rajone të vendit. Në bazë të të dhënave, tri komunitetet më të cenueshme, egjiptian, ashkali dhe rom shfaqin vijim më të parregullt të shkollës, duke përfshirë edhe një pjesë të vogël të komunitetit shqiptar.
Rajoni i Pejës kryeson me 113 raste, ku numri më i madh i nxënësve që kanë lënë shkollën i përket komunitetit egjiptian (54 raste) dhe atij ashkali (43 raste).
Megjithatë, rajoni i Prishtinës është rajoni i dytë më i prekur nga kjo dukuri, ku janë të regjistruara 88 raste, shumica nga komuniteti ashkali dhe rom (68 raste), ndërsa 20 raste i përkasin nxënësve shqiptarë.
Sa i përket rajonit të Mitrovicës, përballet me një numër prej 54 braktisjeve, të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë mes shqiptarëve (21) dhe komunitetit ashkali (21), ndërkaq nxënës të komunitetit rom (12).
Rajoni i Prizrenit kryeson me braktisje të shkollës nga komuniteti shqiptar (28 prej 33 rasteve).
Kurse rajoni i Gjilanit, me më së paku braktisje (23), prej të cilave 19 janë nga komuniteti ashkali, me prani të theksuar të braktisjes nga komuniteti shqiptar (4).
Arsyjet e braktisjës së shkollës, sipas këtij raporti janë: diskriminimi, kushtet e vështira ekonomike, mungesa e motivimit, martesat e hershme, shëndeti dhe kushtet e vështira të transportit./VOXAL/