Shiste bileta për koncert që s’ekzistonte. Kallëzim penal për shkupjanin A.H. (25)
MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj një të riu nga Shkupi që, përmes një faqeje interneti, shiste bileta për një koncert që nuk ishte planifikuar të mbahej. Ai mashtronte qytetarët duke mos i kthyer paratë. Rasti trajtohet si “mashtrim kompjuterik”.
“A.H., gjatë periudhës nga 04.04.2025 deri 13.06.2025, si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes një faqeje për shitjen e biletave ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert i cili në fakt nuk ishte planifikuar të mbahej, përkatësisht nuk ishte nënshkruar asnjë marrëveshje për organizimin e tij. Me këtë, ai i ka mashtruar personat që të blejnë bileta për koncertin dhe nuk ua ka kthyer paratë”- thonë nga MPB.
Sektori për Krim Kibernetik vazhdon monitorimin e rrjeteve për parandalimin e veprave penale online.