Shërbim i ri digjital i MPB-së: Vërtetim për vendbanim në adresën momentale
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon intensivisht me proceset e digjitalizimit dhe me këtë i afron gjithnjë e më shumë shërbimet e saj tek qytetarët. Që nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është në dispozicion elektronik një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët në sportelet e MPB-së: Vërtetim për vendbanim në adresën e tanishme të jetesës.
Qytetarët mund ta gjejnë këtë shërbim drejtpërdrejt në këtë lidhje:
https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5737
Gjatë muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar disa nga shërbimet e saj për qytetarët, të cilat tashmë përdoren çdo ditë për nevojat e tyre, dhe ato janë:
- Aplikim për leje për armë
- Vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve për persona fizikë
- Vërtetim për posedim të automjeteve motorike për një periudhë të caktuar për persona fizikë
- Vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve motorike për persona juridikë
- Vërtetim për posedim të automjeteve motorike për një periudhë të caktuar për persona juridikë
Ministria po aktivizon të gjitha kapacitetet e saj për të mundësuar digjitalizimin e një numri gjithnjë më të madh të shërbimeve për qytetarët në të ardhmen.