
Shembet godina në Vlorë, IMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike
IMT ka vijuar me aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në qytetin e Vlorës.
Aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit ku është konstatuar zënie e hapësirave publike në mënyrë të paligjshme.
Qëllimi i këtij aksioni është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe rritja e standardeve urbane.
IMT ka bërë me dije se kontrollet do të vijojnë në ditët në vijim dhe se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit në fuqi.
Aksioni është përqendruar kryesisht në rrugen Transballksnike në Vlorë, ndërsa gjatë mengjesit të kësaj të premte është shembur një godinë që sipas IMT kishte zënë hapësirën publike.
Gjatë aksionit nuk ka pasur kundërshtime nga banorët, ndërsa nga Inspektoriati konfirmohet se janë evidentuar në qytet të tjera objekte të cilat pritet të shemben në ditët në vijim.