Shefi i OSBE-ODIHR viziton Prokurorinë, flitet për zgjedhjet
Prokurori Publik Lupço Kocevski, sot priti në vizitë Mateo Mekaçin, shef i Misionit të OSBE-ODIHR-së për mbikëqyrjen e zgjedhjeve lokale, me të cilin, siç informuan nga Prokuria Publike, diskutuan në detaje për të gjitha kompetencat e prokurorisë në procedurat lidhur me veprat e mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.
Kocevski, thuhet në kumtesën, e informoi Mekaçin rreth strukturës dhe aktiviteteve të deritanishme të Komisionit të Përkohshëm të angazhuar për monitorimin e procedurave pas parregullsive të mundshme zgjedhore që lidhen me ekzistencën e veprave penale sipas Kapitullit 16 të Kodit Penal – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe vepra të tjera penale që mund të jenë kryer gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve.
“Komisionit është formuar dhe tashmë është në funksion, ndërsa çdo raportim i mundshëm për vepra penale që lidhen me zgjedhjet do të ketë përparësi në veprimet e Prokurorisë Publike në periudhën e ardhshme, theksuan Kocevski dhe kryetari i Komisionit, Xhelal Bajrami.
Në këtë kontekst, u theksua se Prokuroria Publike që nga fillimi i procesit zgjedhor është në koordinim edhe me institucione të tjera kompetente, siç janë KSHPK-ja, ESHR-ja dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.