SHBA heq nga lista e personave të sanksionuar, raportuesen për Palestinën, Francesca Albanese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të heqin nga lista e sanksioneve Raportuesen Speciale të Kombet e Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese, sipas një njoftimi të publikuar nga Departamenti i Financave i SHBA-së.
Vendimi vjen vetëm një javë pasi një gjyqtar federal amerikan bllokoi përkohësisht sanksionet ndaj Albanese, raportoi Reuters.
Francesca Albanese ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Gaza, duke akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe duke kërkuar hetime ndërkombëtare për konfliktin.