SHBA ashpërson tonet, Trump kërcënon flotën iraniane pranë bllokadës
Anijet sulmuese iraniane do të “eliminohen” nëse i afrohen bllokadës detare amerikane.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump në një postim të ri në Truth Social.
“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anijet në det.”
Për kontekst, Administrata Trump ka kryer dhjetëra sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga shtatori, duke vrarë më shumë se 130 kontrabandistë të dyshuar.