
Sa prej qytetarëve janë të kënaqur me gjendjen financiare?
Një raport i fundit i Zyrës Evropiane të Statistikës, Eurostat, tregon se shqiptarët janë ndër më të pakënaqurit në Evropë me gjendjen e tyre financiare. Shqipëria dhe Kosova radhiten të fundit në Ballkan me vlerësim 4.8 nga 10 të mundshme për satisfaksionin që kanë shprehur me gjendjen financiare personale, njofton VOXAL.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, më të kënaqur janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa në përgjithësi në Ballkan më të kënaqur janë sllovenët (6.7), që radhiten më lartë se mesatarja e BE-së (6.6).
Finlanda dhe Holanda kryesojnë në Evropë me vlerësim 7.6, përpara Zvicrës (7.5), Norvegjisë dhe Suedisë (7.4).
Në skajin tjetër, Bullgaria shënon përqindjen më të vogël të qytetarëve të kënaqur me gjendjen e tyre financiare (4.6 nga 10), e cila qëndron edhe më dobët sesa Kosova e Shqipëria.
Raporti i Eurostatit, i publikuar më 21 gusht, u referohet të dhënave të vitit 2022./VOXAL/
View this post on Instagram
