Rusia shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkët
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën me rastin e Pashkëve.
Gjatë kësaj periudhe, pritet që armiqësitë të pezullohen në të gjitha frontet.
Moska ka deklaruar se pret që edhe Ukraina të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke respektuar armëpushimin e shpallur për këtë festë.