Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët/ Rusia hedh poshtë akuzat
Qeveritë e pesë vendeve evropiane më 14 shkurt lëshuan një deklaratë, duke thënë se janë të bindura se politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është helmuar me një toksinë vdekjeprurëse bretkose.
Helmi i bretkosës – i quajtur epibatidinë – thuhet se është përdorur kur Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt 2024.
Por Rusia ka hedhur poshtë këto akuza. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e cilësoi deklaratën si një mashtrim të propagandës perëndimore.
“Kur të jenë të disponueshme rezultatet e testeve, kur të jenë të disponueshme formulat për substancat, do të ketë një koment”, tha ajo.