Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Ishte privilegj për mua
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj ketij te fundit, Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.
Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme UÇK-në
Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së i ka përfunduar pyetjet për ish-ndihmësin e sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin. Seanca në Hagë po vazhdon me pyetjet shtesë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kjo është dita e tretë që ish-diplomati amerikan po paraqitet në bakën e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.
Gjatë paradites sot, Rubin tha se në Kosovë nuk ka parë brigade, batalione apo njësi formale të UÇK-së.
“Kishin uniforma, disa kishin e disa jo, nuk i konsideronim si Polici Ushtarake”, tha ai gjatë intervistimit nga gjykatësit.
“Kam lexuar komunikata por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte”, theksoi Rubin.
Pas pyetjeve të trupit gjykues, ZPS-ja tha se nuk ka pyetje shtesë dhe seanca po vazhdon me pyetjet e avokatit mbrojtës së Thaçit, Luka Misetiq.
Rubin është dëshmitari i parë që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi e ka sjell në gjykatore. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe dhjetë dëshmitarë të tjerë në mbrojtje të Thacit.
Hashim tHaci, Kadri Veseli, Jaklu[p Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre.
Rubin për Rambujen: Thaçi ishte në një presion jashtëzakonisht të madh
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, më 17 shtator.
Gjatë dëshmisë së tij Rubin u pyet për një artikull të tij të publikuar në Financial Time, ku citohet paragrafi.
“Atë natë unë shkolla bëra një ecje të gjatë me Thaçin, ishte i ftohtë i ashpër, ai nuk pranoi që të merrte xhaketën time, ishte i shqetësuar, më tha se ishte nën presionin e komandantëve të ushtrisë në Kosovë dhe financierëve nga Evropa, ata do ta konsideronin tradhtar”.
Pyetja e mbrojtjes: Ata do ta konsideronin atë tradhtarë , a ishte kjo diçka që zotëri Thaçi tha , a po ju e nxorët si përfundim.
Rubin: Hera e satë që po e them është se ky libër është publikuar pa autorizimin tim, dhe dua që gjykata të kuptojë se unë kam shkruar një artikull në Financial Time, pastaj dikush e ka përkthyer në shqip, pastaj dikush tjetër në anglisht, janë humbur shumë fjalë dhe kuptime në këtë, them këtë nuk do të më kujtohej por nuk mund të imagjinoj se mund ta ketë quajtur vetën tradhtar. Por, mendoj që po përpiqesha të jepja një përmbledhje të problemit, në anglisht mund të thuhet një bisedë e lirë , problemi me të cilin përballej ishte që të vepronte në kundërshtim me vendimet, veprimet e dëshirat e eprorëve të tij apo mbështetësve financiar dhe në rajonin e UÇK-së, pra fjala që e kam zgjedhur në vlerësimin e asaj që më thonte mua, dhe po dyshoj që është kjo fjalë që ai e ka përdorur. Megjithatë ishte e qartë për mua se ai ishte në një presion jashtëzakonisht të madh”./21Media
Rubin: Ne donim që Thaçi të kthehej një udhëheqës i një kombi
Në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin aktualisht po merret në pyetje nga gjykatës,
Gjatë këtij procesi Gjykatësi nga Irlanda, Fergal Gejnor lëshoi një pjesë të një dokumentari të vitit 2000 të publikuar nga BBC ku ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, i referohet Thaçit si lider.
“Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha lideri, por një prej liderëve. Dhe ka një dallim të madh. Ajo e krahasoi me Gary Adams. Një lider që e drejtoi kombin drejt lirisë”, tha Rubin.
I njëjti shoti se donin që Thaçi të kthehej në udhëheqës i një kombi.
“Ne donim që ai të kthehej një udhëheqës i një kombi, që me shpresë do të ishte i lirë. Po ju korrigjoj, ajo tha një drejtues të një grupi. Një drejtues i një delegacioni që ishte zgjedhur nga delegacioni shqiptar. Ai ishte një prej, kishte një pozicion udhëheqës. Edhe nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë”, shtoi Rubin.
James Rubin u pyet nëse Hashim Thaçi kishte kërcënuar Veton Surroin dhe Dukagjin Goranin gjatë negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje.
Për këtë, dëshmitari tha se nuk është në dijeni dhe se tha duhet të bëhet dallimi i kërcënimit fizik nga ai moral.
James Rubin vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, më 17 shtator.
Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.