
Rrugët me kalldërm apo me asfalt?
Kalldërmat e Shkupit, dikur një rregullim urban i rrugëve të qytetit, tani po zhduken gjithnjë e më shumë. Heqja e tyre filloi me shfaqjen e makinave, sepse sipas autoriteteve të atëhershme të qytetit, ato u dëmtuan shumë dhe ishte vështirë për t’u mirëmbajtur.
Por pavarësisht kësaj, ka ende rrugë në Shkup që i kanë mbijetuar edhe automjeteve të rënda, ende shkëlqejnë dhe mbi to kalojnë makina të ndryshme.

Njëra nga rrugët me kalldërm është ajo në mes Çarshisë së Shkupit dhe Kalasë, makinat kalojnë çdo ditë, kalldërmi në këtë rrugë shkëlqen dhe duket shumë bukur. Më e rëndësishmja, të jep ndjesi të qytetit të vjetër.
Edhe rruga pas Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe RTVM-së dhe bregut të Vardarit, gjithashtu është një rrugë me kocka e frekuentuar, që nuk është dëmtuar.

Kalldërmi ende gjenden në disa lagje të vjetra të Shkupit, por mirëmbajtja e tyre është e pakët.
Sheshi kryesor i qytetit të Shkupit, u ndërtua në mes viteve 1920 dhe 1940. Në vitin 2003, kubet e kalldërmave u hoqën dhe u zëvendësuan me pllaka graniti të kombinuar me kalldërm.

Dy vite më parë kockat e kalldërmave nga rruga Stoltenbergovë përpara stadiumit në Parkun e Qytetit në Shkup u zëvendësua me asfalt. Zbatimi i këtij projekti ishte në bashkëpunimin ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër.

Historia e Shkupit dhe rrugët e saj me kalldërm
Në periudhën midis dy luftërave botërore, qyteti i Shkupit u zgjerua shumë shpejt. Duke filluar nga viti 1929 deri në vitin 1941, kur kryetar i Bashkisë ishte Inxhinier Arkitekt Josif Mihajloviq, në qytet u ndërtuan rrugë dhe sheshe me kocka të mëdha drejtkëndëshe prej guri.

Përmirësimi i rrjetit rrugor në Shkup filloi me shfaqjen e automjeteve motorike që revolucionarizuan trafikun, ato dëmtuan kalldrëmin. Nevoja për të shtruar rrugët e qytetit ishte kryesisht e natyrës rrugore-teknike, dhe mbi të gjitha e natyrës higjiena-sanitare. Gjerësia e rrugëve përcaktohej “me sy”. Nuk dihet shumë për kalldrëmin e parë. Sipas rrëfimeve të banorëve të vjetër të Shkupit, kalldrëmi i parë në Shkup ishte i vogël ose siç i quanin edhe “turk”.
Gazetar: Nexhmedin Shaqiri
