
Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut u rrit për 10.5 përqind
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 10.5 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
“Në korrik të vitit 2025, krahasuar me korrikun e vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 10.5%. Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit korrik të vitit 2025, është 45 276 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa rroga mujore bruto ishte 68 102 denarë.
Në këtë periudhë ulje e rrogës është regjistruar më shumë te veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (4 %), ndërsa ulje më e madhe te shërbimet administrative dhe mbështetëse (16.5 %) dhe arsim (15 %).
